Vllaznia e mbylli në vend të parë pjesën e parë të sezonit, por duket se nuk gëzon vetëm Shkodra dhe tifozët e saj, por edhe ish-lojtarë e drejtues, të cilët kanë uruar dhe nuk kanë munguar që të urojnë edhe në rrjetet sociale…

Skerdi Bejzade, sulmuesi i spikatur nga kryeqyteti që ka luajtur në shumë skuadra të njohura të vendit tonë, ka kaluar një pjesë të bukur të karrierës së tij në Shkodër, e madje duke u shpallur edhe shënues, ndërsa shkodranët në atë periudhë kanë qenë ndër skuadrat më të forta të elitës.

Bejzade sot ka uruar nga profili i tij në “Facebook” për këtë arritje të skuadrës së Vllaznisë në pjesën e parë të garës.

Ja postimi i Skerdi Bejzades që duket mjaft nostalgjik për këtë ecuri mjaft të mirë të kuqebluve…