Është përcjellë mesditën ë kësaj të premte për në banesën e fundit një nga emrat më të shquar të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Esat Rakiqi. Trupi i Rakiqit kishte mbërritur mbrëmjen e së ënjtes nga Shtetet ë Bashkuara të Amerikës ku dhe ai kishte ndërruar jetë pak ditë parë. Mesditën e sotme, Bashkia Shkodër dhë Klubi i Futbollit Vllaznia për dy orë me rradhë kanë organizuar homazhe në nderim të tij. Në këto homazhe, kanë marrë pjesë qytetarë shkodranë, njerëz të sportit, tifozë, qytetarë të thjeshtë por edhe drejtues të pushtetit lokal.
Për gazetarët janë prononcuar kryebashkiakja Ademi por edhë kolegë të Esat Rakiqit që kanë vlerësuar figurën e profësor Esatit dhë jo më kot e kanë quajtur një personalitet të futbollit. “Esat Rakiqi ishte një ndër njerëzit më të njohur në Shkodër dhe jo vetëm. Sepse atë e ka njohur e gjithë Shqipëria, madje edhe përtej Shqipërisë. Ka qenë një qytetar i mirë, i dashtur, përveçse një profesionist i shquar i futbollit, një ndër njerëzit që e ka dashur futbollin më shumë se askush. Nëse flasim për sportin në Shkodër, ndër emrat e parë që të bie ndër mend të përmendësh, është ai i Esat Rakiqit. Shkodra ka humbur një nga njerëzit më të dashur të tij, sportdashësit kanë humbur një personalitet të sportit por që mbetet i gjallë në kujtesën e të gjithëve ne”- ka thënë kryebashkiakja Ademi. Ndërsa administratori i KF Vllaznia Astrit Gjyrezi duke folur në emër të klubit, ka thënë: “Sot është ditë e dhimbshme për gjithë futbollin shkodran sepse i dhanë lamtumirën profesor Rakiqit, kësaj figure të shquar të sportit shkodran e më gjerë. Në emër të klubit Vllaznia i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij”. Ata që kanë vuajtur më shumë ndarjen nga jeta të këtij personaliteti, kanë qenë padyshim dy nga miqtë e tij më të mirë, futbollistët e njohur Selami Dani e Ramazan Rragami. “Shumë e vështirë të ndahesha nga Esati, një shok me të cilin njiheshim që prej 60 vitesh por kështu qenka e shkruar”- ka thënë Dani, ndërsa mjeshtri tjetër Rragami ka shtuar: “Ka qenë një personalitet i futbollit në heshtje. Unë kam kaluar 65 vite të jetës bashkë me Esatin dhe e kam njohur mirë. Një njeri i shkëlqyer në të gjitha drejtimet, lojtar i mirë në fushë, trajner i mirë por edhe mësues i edukimit fizik i shkëlqyer. Dua të përmend solidaritetin që kjo ngjarje e rëndë shkaktoi edhe në Amerikë, atje ku ai ndërroi jetë sepse njerëz të futbollit si Arvid Hoxha, Andi Leli e Luan Vukatana, por edhe të tjerë, kontribuan për sjelljen e trupit të tij në Shqipëri. Besoj se ka qenë fat i madh që Esat Rakiqi ndërroi jetë duke parë pranë vajzën e tij të dashur në momentet e fundit të jetës. Ky njeri do të na mungojë gjatë por vepra e tij besoj se ka mbetur tashmë e shkruar në historinë e sportit”. Dy fjalë ka qenë edhe Armando Cungu i cili ka qenë i fundit trajner që e ka patur në staf Rakiqin, pikërisht tre sezone më parë. Trajneri aktual i Vllaznisë ka një kujtim të bukur nga ky njeri të cilin e kujton edhe sot: “S’besoj se mund të ketë një njeri tjetër që ka kontribuar kaq shumë për futbollin shkodran dhe jo vetëm.Kam shumë kujtime me të por unë njërin prej tyre e ruaj si një relike. Kur punonim tek Kukësi, realisht hasëm vështirësi në fillim, rezultatet nuk ishin ato që prisnim. Nuk e di se ku por profesor Esati gjen një gur të
vogël, të thjeshtë, pa ndonjë vlerë monetare, një gur koral dhe ma dhuron duke më thënë: “Mbaje Armando se është shans dhe me të ka për të na shkuar mbarë.Realisht ashtu bëra dhe në fakt shkoi mbarë. Shpeshherë ai ma kujtonte, “a të thashë guri do jetë shansi”, kështu që atë gur e mbaj edhe sot e kësaj dite dhe tash e mbrapa, ai do të ketë më shumë vlerë për mua sepse do të më kujtojë profesor Esatin dhe patjetër që do ta ruaj me shumë fanatizëm. Ai do të mbetet një shembull për brezat e futbollit shkodran dhe kjo figurë besoj se do të vazhdojë të kujtohet vit pas viti”.Futbolli shkodran në këtë mënyrë ka humbur një njeri të rrallë, një profesionist të vërtëtë. Klubi Vllaznia tashmë nuk do të këtë në gjirin ë tij një njeri që për plot 50 vitë me rradhë ka kontribuar për të, fillimisht si futbollist ë më pas si trajnër. Kjo ë bën atë të jetë në piedestal por edhe i paarritshëm në llojin ë tij. Pushofsh në paqe Esat Rakiqi!
© shkodrasport.com