Shkodra i ka dhene lamtumiren e fundit ikones se portes Paulin Ndoja i cili u nda nga jeta pak dite me pare ne moshen 79 vjeçare. Paraditen e sotme, Klubi i Futbollit Vllaznia dhe Bashkia Shkoder kane organizuar homazhe ne nderim te tij ne hollin e stadiumit “Loro Boriçi”.

Per t’i dhene lamtumiren e fundit nuk kane munguar edhe drejtuesit e Bashkise Shkoder, e po ashtu i pranishem ka qene edhe presidenti i FSHF Armand Duka, e shume figura te tjera te njohura te sportit. Po ashtu, te gjitha nderimet e duhura i jane bere edhe nga ekipi i Vllaznise bashke me drejtuesit e tij dhe po ashtu edhe nga Akademia Vllaznia.

Te shumte kane qene dhe sportdashesit te cilet nuk kane dashur ta humbasin kete moment lamtumire me njeriun qe i ka entuziasmuar jo pak me pritjet e tij te shkelqyera.

Pas homazheve ne ambientet e stadiumit, trupi i tij i shoqeruar edhe nga Banda Frymore e Qytetit i eshte drejtuar Varrezave “Rrmaj” ku tashme do te prehet i qete, pikerisht ne Shkodren e tij qe aq shume e deshi. I perjetshem qofte kujtim yt legjende e portes!