Të veçantat e këtij qyteti janë të shumta. Në Shkodër kanë lindur shumë prej sporteve, aty ka lindur edhe futbolli i femrave 13 vite më parë por ka edhe më shumë surpriza.

Ditën e sotme do të startojë kampionati i futbollit të moshave të Ligës Amatore për Zonën e Veriut. Dhe a e dini cila është e veçanta e tij?

Pjesmarrës në të do të jenë as më pak dhe as më shumë por plot gjashtë ekipe vajzash! Çka do të thotë se rreth 100 vajza të moshave nga 12-15 do të luajnë në kampionat bashkë me djemtë sepse këtë e lejon rregullorja.

Rritja e numrit të vajzave që merren me futboll, është një tregues shumë pozitiv dhe këtë vlerëson edhe shefi i Zyrës Rajonale të FSHF-së Hysen Zmijani.

Sipas tij, rritja e tyre duhet të konsiderohet diçka e mirë por edhe duhet mbështetur.

Gjashtë ekipet e vajzave i përkasin Vllaznisë, Juban Danjes (2), AAS, Shkodrës dhe Shkodra 2006.
www.shkodrasport.com