Takimi tjetër për ditën e sotme është përballja mes Vllaznisë dhe Laçit, sfidë e vlefshme për javën e 17-të që do të luhet në “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 16:00.

Një duel mjaft i rëndësishëm për shkodranët të cilët janë në garë për titullin kampion dhe ndaj kurbinasve duan 3 pikët për të “kërcënuar” dy ekipet e kryeqytetit që ndodhen në dy vendet e para në klasifikim. Të gjithë në Shkodër i kanë sytë e sulmuesi i kombëtares, Bekim Balaj, i cili rikthehet në vendlindje pas 13 vitesh.

Nga krahu tjetër Gentian Mezani ëhstë në hall të madh prej mbrojtjes. Trajneri i kurbinasve do të vuajë mungesën e Renato Ziko i skualifikuar për shkak kërtonës. Por jo vetëm kaq pasi nuk do të llogarisë as shërbimet e Rudolf Turkajt, i cili nuk është riaftësuar dhe nuk do të jetë gati ndaj kuqebluve.

Formacionet e mundshme:

Vllaznia: Zogovic, Smajli, Gurishta, Juric, Hakaj, Jonuzi, Alivooda, Marku, Mala, Çoba, Kaina (BALAJ). Trajner: Mirel Josa

Laçi: Dajsinani, Manellari, Roganoviç, Velkoski, Cucin, Ujka, Borisjuk, Spahiu, Guindo, Mazrekaj, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani.