Që nga dita e djeshme në Shkodër kanë ardhur dhe janë akomoduar 13 ekipet pjesmarrëse në edicionin e 76-të të Turit Çiklistik të Shqipërisë. Një Tur që nga viti në vit po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha dhe këtë e tregon fakti se tashmë ai është pjesë e kalendarit zyrtar të Federatës Botërore të Çiklizmit (UCI).

Kjo e fundit ka dërguar ka dërguar në Shqipëri edhe përfaqësuesin e saj i cili do të kryejë detyrën e komisarit të Turit. Ai ka zhvilluar edhe mbledhjen e parë me përfaqësuesit e FSHÇ dhe gjyqtarët e garës.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, në ambjentet para Bashkisë Shkodër, kjo e fundit ka organizuar edhe pritjen zyrtare për gjithë ekipet pjesmarrëse. Ka qenë kryebashkiakja Voltana Ademi ajo që u ka uruar mirëseardhjen dhe më pas, ka përshëndetur edhe presidenti i FSHÇ-së Skënder Anxhaku dhe ai i UCI-t.

Nuk kanë munguar as fishekzjarret dhe më pas një koktej i shtruar për të pranishmit, ka qenë mbyllja e parë e këtij aktiviteti ndërkohë që sot do të zhvillohet etapa e parë e Turit Çiklistik. Sportistët do të nisen nga Shkodër drejt Repsit dhe kthimi do të jetë rreth orës 17.00 në qendër të qytetit të Shkodrës.
© shkodrasport.com