Futbolli shqiptar është sot në zi, pasi u nda nga jeta Sabah Bizi. Ish-lojtari i shquar i Vllaznisë dhe Partizanit, ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare.
Për këtë Vllaznia ka njoftuar se nesër, nga ora 10:00 deri në orën 15:00, do të ketë homazhe në stadiumin “Loro Boriçi”.
Njoftimi i Vllaznisë:
“KF Vllaznia dhe Bashkia Shkodër në nderim të ish-futbollistit të madh, “Nderi i Kombit” Sabah Bizi, të ndarë nga jeta ditën e sotme do të organizojnë homazhe në hollin e stadiumit ‘Loro Boriçi’ nesër nga ora 10:00 deri në orën 15:00”.
Dhe ne fakt, Sabah Bizi meriton gjithçka, çdo lloj nderimi te mundshem qe mund t’i behet. I madh si futbollist, i madh si njeri, por ne fakt ishte shume i thjesht dhe i dashur me te gjithe. Dhe jo me kot, te shumte do te jene ata te cilet neser do te duan t’i japin lamtumiren e fundit kesaj legjende.