Opinion nga Adriatik DOSTI

 

Nuk ma do mendja te kete futbolldashes ne Shqiperi qe te mos e adhuroje klubin shkodran te futbollit Vllaznia ,,,ashtu sikurse nuk besoj te kete dashamires te ketij sporti te mos jete i shqetesuar vertet me ate se c’ ka po ndodh te pakten ne keto 5 vitet e fundit me futbollin e ketij qyteti i cili nuk mund ta kuptoje dot veten e jeten pa te ……

Vllaznia Perendia….Bo me ken shkodran se te tana i ban…Thojn shkodrani nuk ka mort , se ka le per Art e Sport..
Mu kujtuan disa thenie te tilla popullore per te dale ne ate c’ ka dua te them ne keto rradhe te mijat ne kete shkrim me titullin e mesiperm te cilin e quaj sa kuptimplote po aq edhe te perligjur. Aty lindi futbolli ne Shqiperi .. gati me shume se nje shekull me pare,,qe kur me 1908 prifti maltez Rut’her do te sillte nje top pas te cilit do te marroseshin te gjithe te medhenj e te vegjel..Aty , gati nje shekull me pare me 1913 do te luhej e para ndeshje zyrtare futbolli mes Indipendences shkodrane te udhehequr nga kapiteni Palok Nika dhe nje ekipi ushtarak Austro – hungarez ,,,Aty me 1919 do te themelohej klubi i pare sportiv e futbollistik i Shqiperise me emrin kuptimplote Vllaznia …Aty do te dilte e para Gazete Sportive e vendit ..Atydhe vetem aty,,,sporti e futbolli ne vecanti jane konsideruar si Zoti .E ku nek eshte luajtur futboll ne Shkoder ,,,qe nga Kolegji Severian e tek Ura e Bunes…Ne te gjitha lagjet e saj ,,ne ,,Xhabije, Parruce, Iliria, Dugajet e reja e te vjetra, Pjace, Zdrale, Perash, Rus, tek Tre Heronjte, tek Varrezat e Katolikeve, tek Ura e Thijve etj etj…,..Ndaj Shkodra e sotme e Vllaznia e saj e fameshme kurresesi nuk e meritojne te jene ketu ku jane sot e keshtu sic jane katandisur….per njemije e nje aresye…
Nuk ka patur dekade qe Vllaznia te mos i kete dhuruar futbollit shqiptar talente te rralle futbolli . Nuk ka patur Ekip Kombetar qe nuk ka patur 2 – 3 shkodrane ne perberje te tij. Nuk ka patur Partizan , Dinamo por edhe Tirane e gjithashtu pas 1990 edhe mjaft klube te tjera qe te mos u jene gezuar talenteve shkodrane qe kane sherbyer per ta, madje jo pak e teper cilesisht. E qe nga koha e Palok Nikes , Muc Koxhjes,Q. Dervishit, M.Dibres, E. Halepjanit, D.Tahirit, Xh. Jukes, P.Mirashit , B.Fakjes, A.Smajlit, I. Cobes, Xh. Shaqirit e mbi te gjitha te Kryemjeshtrit Loro Borici..kane kaluar shume kohe …e serisht ata mbeten nder me te respektuarit jo vetem ne historine e klubit e qytetit te tyre por ne vete krenarine e derimesotme te futbollit shqiptar…Cilin brez te permendesh me pare e ne cilin prej tyre nuk do te hasesh ne emra sugjestionues lojtaresh klasi te shkodres futbolldashese si askush tjeter…Ne mesvitet 60 e per gati nje dhjetevjecar dio te shkelqenin yjet e saj Rr.Rragami, Bizi e Zhega …por nuk ishin me pak Paulin Ndoja, S. Duraj, A. Capaliku, S. Dani, L. Kocobashi, H. Leka, I. Hoxha, E. Rakiqi, Plumbini, M. Vaso ,etj etj .. ,,,te cilet do ti sillnin qytetit te tyre Trofete e pare ,,,Titullin Kampion e Kupen e Shqiperise.Do te shperthente me pas nje tjeter brez i talentuar e me yje futbolli ne plot kuptimin e fjales qe e ngjiten Vllaznine me te drejte ne eliten e futbollit shqiptar si dhe e pasuruan ndjeshem arkivin e trofeve te saj kombetare..Emrat e A. Hafizit, Pacramit, Arres, Thanes, Lucit, Vukatanes, Borshit, Bershemit, Brizes, Jeres, H. Zmijanit, F. Rragamit, H. Dedjes, Kepes, Barbullushit, e deri tek pasuesit e tyre ..Grima,Cungu, .Kotrri, Miloti, Martini,Sinani, B. Bizi, Z. Shpuza, Dibra,etj etj …jane e mbeten me shume se sa sugjestionues sidomos per ata qe e kane ndjekur ”Dal vivo” lojen e futbollit…Dhjete here Kampione e Shqiperise.j .6 here fituese e Kupes se Shqiperise e 7 here te tjera finaliste dinjitoze e saj …2 Superkupa te fituara,
Ne pjesmarrjet e saja ne Kupat Europiane kjo Vllazni e atyre viteve te Arta ne futbollin shqiptar do te na dhuronte ate ndeshje e ate fitore te pa harruar [ 2 – 0 me 1978 ] ndaj Austrise se Vjenes se mbushur me yje te futbollit austriak e atij europian.. Per te vijuar me pas me takime te tjera e fitore mbreselenese ndaj ,,Sliema Uonderers, Fc Reykjavik, Hapoel Beer Sheva, Koper, Slogo Rovers, Bikirkara, etj etj …E sot ? ….Larg , shume larg nga emri qe mban,,,larg shume larg nga tradita e nga ajo se cilet e kane veshur ate fanelle te rende shkodrane nder vite ,,e c’ kane fituar me te…Mjaft te zhgenjyer doemos tifozet e rralle, te zjarrte, e objektive si askush ,,,ata qe deri edhe me bicikleta kane udhetuar per ore te tera e per vite me rradhe, per te ndjekur kudo Vllaznine e tyre te shtrenjte..Shkodra ..kjo toke braziliane e futbollit shqiptar qe kurre nuk ka rreshtur se prodhuari si askush tjeter talente te rralle e te dores se pare ne futbollin shqiptar,,nuk e meriton kurresesi gjendjen ne te cilen drejt me thene e kane katandisur ata qe me se shumti kane dashur e po duan ta ngjyrosin me bojna politike e aspak sportive,,,Turp me thane eshte fare pak…Si ka mundesi qe ende nje pjese e krenarise se saj vazhdojne e ja rrisin vlerat qytetit te tyre si ne Shqiperi ashtu edhe jashte saj , te tille si Salihi, Sukaj, Balaj e deri tek trajneri Cungu…e vete shkodranet e Shkodres ,,,bejne te kunderten duke ja zvetenuar e rrudhur historine Vllaznise se respektueshme gjithkund e prej gjithkujt. Nuk kam ndermend ti bej moral askujt e aq me pak ti jap mend e leksione se c’ duhet bere per te dale nga kjo gjendje por ama nje gje me plot gojen me takon ta them hapur e publikisht,,,te pakten per te respektuar vlerat e verteta te ketij klubi e te atyre qe e mbajten lart e me dinjitet emrin e tij per dekada me rradhe….Mjaft me,,,Mos luani me Vllaznine e as me ndjenjat e nje populli te tere sportdashes e futbolldashes si askush tjeter..Mos bini ne marre se do t’ju ndeshkoje gjithkush per marrezirat pa fund qe po beni …Vllaznia e meriton sa me shpejt te jete e mundur qe te gjenden urgjentisht te gjitha format e menyrat qe ajo te jete nje ore e me pare perkrah ekipeve me dinjitoze te futbollit tone,,,te jete nje pretendente e denje e trofeve kombetare …Ashtu sic ka qene e sic i ka hije vetem asaj…Vllaznise…njeres prej krenarive kombetare te futbollit shqiptar…