Shkodra është shndërruar në vatër infeksioni të pandemisë Covid 19 pasi vetëm në 48 orë janë konfirmuar 35 të infektuar. Ndërkohë, testit për këtë virus i është nënshtruar edhe lojtari i Vllaznisë Ndriçim Shtubina.

Ende s’ka një përgjigje për mesfushorin e kuqebluve i cili është vetëkarantinuar në shtëpi.

Nga ana tjetër ka edhe futbollistë që s’i trembn aspak situatës e një ndër ta është Renato Malota.

Ky i fundit ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet në bregdet duke u stërvitur. Siç duket qendërmbrojtësi i Vllaznisë dëshiron të ruajë formën duke u stërvitur larg ambienteve të populluara.

Megjithate Malota nuk eshte duke u stervitur ne Shkoder por ne breg te detit ne Shengjin, larg njerezve dhe duket se gjithçka po shkon mire per te.