Mbi 300 mijë klikime në më pak se 8 muaj. Kjo është faqja online www.shkodrasport.com. Në mos një rekord, për ne është një shifër marramendëse për faktin se arrihet në kaq pak kohë. Kur u hodh ideja në fillim për ta rikthyer faqen www.shkodrasport.com isha ndër të parët që mora lajmin e gëzueshëm. Patjetër që e përqafova më dëshirë këtë ide. Vetëm se kisha disa dyshime që i hodha në diskutim. A do jemi të suksesshëm? A do kthehemi në faktor ndikues ? Sa do lexohemi nga publiku? A do plotësohen pritshmëritë e lexuesve ? Si do jetë raporti i kritikave pozitive me ato negative? A do jetë një faqe voluminoze dhe a do arrijmë ta përballojmë siç duhet ngarkesën? Këtyre pyetjeve e të gjitha dyshimeve të tjera gjithë stafit të www.shkodrasport.com më mirë se askush i keni dhënë përgjigje ju. Pa u bërë 8 muaj ju keni çuar në mbi 300 mijë klikimet në këtë faqe çka fakton thjeshtë dhe qartë për suksesin e arritur. Që në fillim ideja ka qenë për profesionalizëm në raportimin e ngjarjeve sportive në Shkodër, paanshmërinë, saktësinë, informimin e shpejtë e koncizz mbi gjithçka që ndodh me sportet në Shkodër. Qoftë arritjet që na kanë bërë të gjithëve krenarë po ashtu edhe problematikat që nuk na gëzojnë të gjithëve i kemi përcjellë tek ju për të përmbushur misionin tonë e për të mbajtur premtimin që u patëm dhënë në fillim. Mendojmë se tashmë ia kemi arritur e për këtë dëshmitarë ju kemi juve të nderuar lexues që çdo ditë e më shumë shtoni besimin tek faqja online www.shkodrasport.com duke e kthyer në një pikë referimi tuajën për informimin mbi zhvillimet sportive në Shkodër. Gjatë këtyre 8 muajve kemi ndarë me ju gjithçka duke mos ju fshehur asgjë, si e vetmja mënyrë për të qenë të suksesshëm, e këtë gjë do e bëjmë edhe në vazhdim. Nuk do ndalemi sepse e shohim dhe e ndjejmë çdo ditë e më tepër që sportet në Shkodër kanë nevojë për njohjen e vërtetë të kontributeve, shpalosjen e sukseseve, mbështetjen e të rinjve, kujtimin nostalgjik të brezave, përcjelljen e emocioneve, publikimin e problematikave, shënjimin e ngjarjeve e fiksimin e gjithçkaje që ka të bëjë me sportin në Shkodër. Ne jemi të vetdijshëm që kemi dhënë maksimumin dhe për këtë përmes klikimeve tuaja të konsiderueshme në çdo moment kemi marrë një sinjal të qartë i cili na bën që të vazhdojmë në këtë rrugë pa u ndalur, përkundrazi. Më shumë se asnjëherë Shkodra, pikënisja e shumë sporteve në Shqipëri ka nevojë për një dritare të tillë ku secili mund të shprehet lirshëm duke dhënë mendimin e tij për ato çka sheh e çka dëgjon në lidhje më sportin shkodran. Miq, natyrisht që nganjëherë dikuj nuk i ka pëlqyer diçka por të jeni të bindur se ky nuk është problemi ynë. Ne e dimë që në çdo moment jemi treguar profesionistë dhe çdo që është shkruar, padyshim që ka patur një qëllim të vetëm, përmirësimin e situatave apo zgjidhjen e problemeve. Do vazhdojmë të luftojmë fort në rrugën që kemi nisur për të shërbyer për sportet e mrekullueshme që ka Shkodra. Për të gjithë ata sportistë e sportiste, trajnerë e trajnere, specialistë e specialiste që kontribuojnë për të lartësuar emrin e Shkodrës edhe pse shpesh herë për të mos thënë çdo herë ajo që marrin është vetëm mbështetje morale e qytetarëve të një qyteti si Shkodra. Në emër të stafit të gazetës online www.shkodrasport.com falenderimi është për të gjithë ju që na keni besuar, na kemi mbështetur, na keni dhënë kurajo dhe aprovimin unanim për mos ta ndalur vrullin e punës tonë. Sinqerisht shumë fuqishëm ju themi : FALEMINDERIT !
Senad NIKSHIQI