Vetem pak dite pas lajmit te publikuar nga gazeta “Shkodra Sport” per “harresen” qe Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit kishte ndaj arbitrit te kolegjiumit te Shkodres Indrit Myrtja.

Deri ne javen e 26-te te Superliges, 32 vjeçari shkodran kishte arbitruar vetem ne dy ndeshje si kryesor, ndersa ne shume prej te tjerave kishte qene arbiter i katert ose ne VAR.

Por mbase per koinçidence, vetem 2-3 dite pas atij shkrimi, Myrtjes iu besua nje tjeter ndeshje per te drejtuar ne Superlige, pikerisht ate ne mes Kukesit dhe Egnatias, luajtur fundjaven e shkuar ne “Kukes Arena” dhe te fituar nga rrogozhinasit me rezultatin 3-0.

Bashke me Myrtjen ka qene dhe asistenti shkodran Jetmir Podgorice, ndersa asistenti tjeter ka qene Endrit Veseli nga Fushe Kruja. Edhe i katerti ishte nga ky qytet, Blerim Ziri, ndersa arbitrat e VAR ishin lezhjanet Eldorian Hamiti dhe Elvis Gjoka.

Ne kete ndeshje ka patur vetem nje rast te diskutueshem, ate te 11-metershit te akorduar per Egnatian ne rastin e golit te dyte. Vendim qe e mori pas sinjalizimit te sistemit VAR dhe verifikimit nga ana e vete Myrtjes dhe ne fakt edhe vete kukesianet nuk e kane kundershtuar.

Te shpresojme qe per arbitrat e kolegjiumit te Shkodres te kete serish ndeshje edhe ne ndeshjet e mbetura te ketij sezonit sepse ne fakt eshte shume pak per nje arbiter te tille shifra prej vetem 3 ndeshjesh ne 27 jave kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/