Gazeta “Shkodra Sport” e kishte paralajmeruar qe sot do te hidhte firme ne kontrate dhe keshtu ka ndodhur. Mbrojtesi Milos Stojanoviç eshte zyrtarisht pjese e ekipit te Vllaznise.
Nje gje e tille konfirmohet nga vete klubi shkodran permes faqes se tij zyrtare kur dhe ben prezantimin e blerjes se tij te gjashte ne kete merkato.
“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se nga sot pjesë e tij është edhe futbollisti Milos Stojanoviç. 26 vjeçari luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe në sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Kastriotit.
Welcome Milos Stojanovic!”- shkruhet ne faqen e klubit.
Ne kete menyre Milos Stojanoviç pason blerjet e meparshme te kuqebluve qe filluan me Ildi Gruda dhe pasuan me Eslit Sala< Darko Dodev, Konstantin Cheshmedjiev dhe Redon Dragoshi. Por me siguri qe merkatoja e kuqebluve nuk do te mbyllet ketu sepse ne ditet ne vijim do te kete te tjera goditje./SHKODRA-SPORT.COM/