Gazeta online www.shkodrasport.com, duke filluar nga sot hap anketën e “10 sportistëve më të mirë të vitit 2012”. Meqenëse ka qenë në pararojë të pasqyrimit të gjithë rezultateve të ekipeve dhe sportistëve shkodranë gjatë gjithë vitit, sigurisht që edhe një përzgjedhje e më të mirëve, i shkon për shtat asaj.Bëhet fjalë vetëm për sportistët që kanë përfaqësuar ekipet e Vlalznisë gjatë këtij viti. Anketa të tilla zhvillohen edhe nga klubi shumësportësh Vllaznia por vetëm për sportistët e tij, pa përfshirë brenda futbollin, sportin më popullor.


Përpos kësaj, anketa e klubit shumësportësh Vllaznia, është e organizuar në mënyrë të tillë që në të votojnë trajnerët e të gjithë ekipeve si dhe gazetarët sportivë. Anketa e gazetës Shkodra Sport, është tjetër gjë. Ajo bëhet me vlerësimet e lexuesve të saj, tifozëve shkodranë, njerëzve që i duan këto sporte dhe janë krenarë me arritjet e tyre. Sigurisht që emrat mund të jenë të shumtë për të përzgjedhur më të mirët. Për këtë, redaksia jonë ka vendosur t’iu ndihmojë në vlerësimet tuaja, e për këtë menduam t’u japim një ndihmë duke ju dhënë një listë të sportistëve më të mirë të ekipeve të Vllaznisë për vitin 2012. Kemi përfshirë në këtë listë, emrat e sportistëve kampionë në sporte të ndryshme por edhe disa prej më të mirëve në sportet kolektive.
Ja lista jonë:
Atletikë
Ardit Rrashi            kampion në 100 m
Elvedin MetiMeti     kampion në 200 m
Elton Bitincka         kampion në 110m/ p
Bledar Mesi             kampion në 3000 m/p
Izmir Smajlaj           kampion në së gjati
Besmir Pepaj           kampion ne shtizë
Edra Spahija           kampione ne 5000 m

Peshëngritje
Isa Bala                   kampion në +105 kg

Boks
Rexhildo Zeneli        kampion në 52 kg
Ronildo Piranej        kampion në 56 kg
Fatjon Arapi            kampion në 60 kg
Kristian Shytani       kampion në 64 kg, boksieri me i mire i kampionatit, medalje ari ne “Gongun e Arte”
Kristian Demaj         kampion në 81 kg
Nelson Hysa             kampion në +91 kg dhe medalje të artë në “Adem Jashari”
Asmer Bilali              medalje të artë në Memorialin e Shkodrës dhe “Gongun e artë” në Maqedoni
Bekim Vjerdha         medalje të artë në “Gongun e Artë” në Maqedoni

Gjimnastikë
Abeljana Bregu

Xhudo
Lurjan Kaçi             kampion në 66 kg
Luigj Shkoza           kampion në 73 kg
Eduard Prenga        kampion në 81 kg
Ylli Ujka                   kampion në 90 kg
Ndoc Ndoci             kampion në 110 kg
Angjela Krasniqi      kampione në peshën e lehtë
Aurora Shkoza        kampione në 57 kg

Futboll
Miroslav Vujadinoviç
Dritan Smajli
Arsen Hajdari

Volejboll
Ana Gjelaj
Endri Jukni
Atrid Miloti

Basketboll
Medina Mustafa
Ervin Berdica
Fatjon Taraboshi

 

Mundje

Jetmir Elezi

Të nderuar lexues dhe sportdashës, ju jeni të kirë të përmendni edhe sportistë të tjerë që nuk janë të përfshirë në këtë listë, por kuptohet që e rëndësishme është të përzgjidhni më të mirët. Për rrjedhojë, është e detyrueshme që anketat tuaja të kenë 10 emra të plotësuar, bashkë me sportet që përfaqësojnë. Në rast të kundërt, nuk do merren parasysh.
www.shkodrasport.com