Në binom me “Gardenland Resort”, KF Murlani i krijuar vetëm para pak javëve, po kthehet në epiqendër edhe të aktiviteteve futbollistike. Pas ekipeve të Kombëtareve, Vllaznisë, atyre të femrave, në kompleksin sportiv të KF Murlani në Barbullush, do të zhvillohet edhe një kupë e rëndësishme.
Bëhet fjalë për “Shkodra Summer Cup”, e cila ka mbërritur në edicionin e tretë dhe do të zhvillohet në këtë kompleks sportiv dhe fare pranë Gardenland Resort, një nga mrekullitë r turizmit jo vetëm në rajonin e Shkodrës por edhe përtej.
Aktiviteti do të zhvillohet në datat 11- 12 shtator dhe do të shohë pjesëmarrjen e moshave U-9, U-11, U-13, U-15 dhe U-17. Kjo kupë vjen si bashkëorganizim zyrtar i FSHF-së dhe Shkodra Sport Event me pasionantin Jetmir Podgorica që sapo mbylli me sukses edhe Kupën Verore. Në një njoftim të shpërndarë nga vetë organizatori Podgorica, nënvizohet:
“Shkodra Sport Event vazhdon bashkëpunimet me njerëzit dhe bizneset që e duan sportin. Bashkëpunimi i radhës është me “Gardenland Resort”, ku edicioni i III-të i “Shkodra Summer Cup” do të zhvillohet në fushën e futbollit të “Gardenland Resort”. Falënderojmë pronarët e “Gardenland Resort” z.Përparim Rraboshta dhe z. Bledar Rraboshta për mbështetjen e dhënë! /shkodraweb/