Sot janë zhvilluar ndeshjet e fundit të kampionatit U-17 të kategorisë së parë dhe KF Shkodra e ka luajtur takimin e saj përmbyllës në fushën e vet ndaj Shkëndisë B dhe ka fituar 1-0 me golin e shënuar me 11-metërsh nga Piolla në minutën e 22-të.

Një sukses i merituar ky i këtij ekipi që në këtë mënyrë është kurorëzuar si kampion i Grupit A dhe për këtë arsye sot ka marrë edhe kupën përkatëse nga zyrtari i FSHF-së Endi Hyka.

Në fakt më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër ka edhe fakti se Shkodra U17 sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë Superiore me këtë moshë duke e çuar në dy numrin e skuadrave të qytetit tonë që marrin pjesë në një kampionat të tillë.

Titullin e sivjetm ajo e ka meriuar plotëssiht sepse ka zhvilluar një kampionat të shkëlqyer teksa në 27 ndeshjet e zhvilluara, ka fituar 25 prej tyre, barazuar 2 dhe nuk ka humbur asnjë. Edhe golaverazhi është i shkëlqyer teksa ka shënuar plot 92 gola dhe ka pësuar vetëm 11.

Padyshim që meritën më të madhe në këtë sukses e kanë futbollistët e këtij ekipi por edhe trajnerët Taip e Rudi Piraniqi, por edhe drejtuesit e tjerë të klubit të cilët koleksionojnë edhe një tjetër kupë në muzeun e tyre dhe po ashtu edhe një sukses më shumë.
© shkodrasport.com