Vllaznia po vijon përgatitjet e saj për takimin e së enjtes ndaj Kastriotit. Për teknikun kuqeblu, Mirel Josa, i rëndësishëm për këtë takim është rikthimi i kapitenit Erdenis Gurishta. Me përjashtim të sulmuesit Fahrudin Gjurgjeviç, e gjithë pjesa tjetër e skuadrës është e plotë. Kjo mund të bëjë që tekniku të ketë edhe një mundësi më shumë për të përzgjedhur në formacionin e skuadrës së tij.

Nisur nga çfarë shikohet edhe gjatë proceseve stërvitore të ditëve të fundit, tekniku po mendon në asnjë moment për takimin final të Kupës së Shqipërisë, por vetëm për përballjen ndaj Kastriotit, ku kërkohet vetëm maksimumi për të mbajtur shpresat gjallë deri në fund për një arritje të Europës përmes kampionatit.

Nga sa është shikuar gjatë këtyre ditëve, tekniku Josa ka punuar më shumë në aspektin taktik me skuadrën për të kërkuar që të marrë nga gjithsecili më të mirën. Nisur nga kjo, ai pritet që të hedhë edhe në këtë takim formacionin më të mirë të mundshëm. FORMACIONI – Nga sa duket, tekniku po përgatit 11-shin e parë për këtë sfidë.

Kjo, duke ia nisur që nga porta. Me rikthimin e kapitenit Erdenis Gurishta për këtë sfidë pritet që një nga të sakrifikuarit për këtë takim të jetë Kruja apo Heriç. Me shumë gjasa, për përgjigjet e tjera të trajnerit, nisur nga sfida ndaj Egnatias nuk pritet të ketë shumë ndryshime.

Në portë do të jetë Zogoviç. Me rikthimin e Gurishtës pritet që mbrojtja të jetë e kompletuar me katërshen Gurishta e Hakaj në krahë e Adili e Bulativiç në qendër.

Në mesin e fushës dyshja Krymi e Jonuzi pritet që të mësojnë se kë do të kenë para tyre në rolin e fantazistit. Heriç apo Kruja pritet që të jenë në balotazh për një vend në formacion.

Në mbështetje të Aralicës që pritet të jetë në majë të sulmit pritet që të jetë dyshja Da Silva e Latifi. Me këtë 11-sh pritet që të enjten Vllaznia të zbresë në fushë ndaj Kastriotit. Megjithatë, tekniku do të shfrytëzojë edhe ditën e sotme për të marrë një vendim përfundimtar.