Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur me autobuzin e tifozëve të Vllaznisë të cilit i janë thyer tre xhama nga tifozët bardheblu, mësohet se uniformat blu kanë shoqëruar për në komisariatin më të afërt drejtuesin e autobuzit i cili ka bërë edhe denoncimin përkatës ndaj huliganëve që i thyen xhamat. Bashkë me të mësohet të kenë qenë edhe drejtuesit e lartë të klubit shkodran, administratori Gjyrezi dhe kryetari i Këshillit Mbikëqyrë Quku. Kuptohet që kjo ngjarje e shëmtuar duhet ndjekur deri në fund për të vënë para ligjit përgjegjësit e saj. Sulmi i tifozëve të Tiranës me gurë ndaj autobuzit të shkodranëve natyrisht që është një gjest i shëmtuar i cili nuk i shërben aspak mbylljes së problemeve që ekzistojnë në mes dy tifozërive, por përkundrazi, ata tashmë janë thelluar edhe më shumë. Për këtë arsye, uniformat blu duhet të ndërhyjnë patjetër për të marrë masa të rënda për autorët e ngjarjes së sotme sepse vetëm kështu, mund t’i vihet fre akteve të tilla.

© shkodrasport.com