Bardulla në konferencën e djeshme për shtyp u shpreh se “ne jemi Vllaznia dhe padyshim që në Kamëz do të luajmë vetëm për fitore”. Të njëjtin mendim me të mund të kenë edhe pjestarët e tjerë të skuadrës shkodrane, futbollistë dhe drejtues. Por në fakt ndryshe mendojnë kompanitë e basteve për këtë takim. Ata konsiderojnë si favorite për fitoren e ndeshjes ekipin e Kamzës.

“Lottosport” e ka vlerësuar me koefiçentin 2.20 fitoren e kamzalinjve ngaqë luajnë në fushën e tyre por edhe ngaqë ndodhen më lart në renditje se shkodranët. Barazimi është vlerësuar me koefiçentin 3.10 ndërsa fitorja e Vllaznisë është vlerësuar 3.25. Duket se specialistët e kësaj fushe e kanë “nënvlerësuar” ekipin shkodran por ndoshta ky është realiteti megjithatë kjo mbetet për t’u parë në 90 minutat e përballjes së sotme që do të nisë në orën 14.00.

© shkodrasport.com