Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, ka qenë shumë i tensionuar në fundin e ndeshjes me Partizanin. Ai ka protestuar shpesh gjatë pjesës së dytë për pozicionet jashtë loje të akorduara për lojtarët e tij si dhe për disa vendime të kryesorit Andi Koçi.

Në fund të sfidës, ai ka qenë i tensionuar dhe ka vendosur që të mos fliste para kamerave të “SuperSport” siç është e zakonshme tani pas dueleve.

Trajneri ka refuzuar që të japë mendimet e tij për këtë duel, i pakënaqur me atë që ka parë në fushën e lojës sa i përket gjykimit dhe si rrjedhojë ka shkuar në dhomat e zhveshjeve e më pas është larguar nga stadiumi.

Një situatë që konfirmon edhe një herë se si i përjeton trajneri sfidat e ekipit të tij, ndërsa nuk është çudi që të rrezikohet edhe një ndëshkim nga FSHF, e cila i ka bërë të detyrueshme intervistat pas sfidave për trajnerët e Superiores. /vipsport/