Shkodranët e kategorisë së parë, dominojnë ata të Luftëtarit
Në kategorinë e parë të futbollit shqiptar, përveç shkodranëve që luajnë me Adën dhe që janë të shumtë, ka edhe shumë shkodranë të tjerë që luajnë me ekipet e tjera. Në ndeshjet e javës së dytë të kampionatit, kanë rënë në sy ata që luajnë për Luftëtarin e Gjirokastrës. Në ndeshjen ndaj Himarës që gjirokastritët kanë fituar 1-0, plot 4 futbollistë shkodranë kanë luajtur nga 90 minuta dhe pikërisht portieri Selimaj, mbrojtësit Ramadani dhe Baci si dhe sulmuesi Rraboshta. Ndërkohë tek Besëlidhja janë aktivizuar këtë javë 5 futbollistë të tjerë shkodranë teksa Shytani, Kepi, Pepaj dhe Dibra kanë luajtur nga 90 minuta ndërsa Mehja ka hyrë si zëvendësues në fushë në minutën e 66- të të ndeshjes. Në Elbasan ka spikatur shkodrani Galica që jo vetëm ka luajtur 90 minuta por ka shënuar edhe dy gola për skuadrën e tij. Një tjetër shkodran- Thana ka luajtur 90 minuta për Kukësin dhe po ashtu edhe Frisku 90 minuta për Burrelin. Kjo ka qenë pasqyra e aktivizimit të futbollistëve shkodranë që luajnë në skuadrat e kategorisë së parë.