Interesimi per ndeshjen e neserme Moldavi- Shqiperi duket shume i madhe sepse perpos kombetares tone qe pritet te siguroje kualikimin ne Europian, ne loje per kete objektiv eshte ende edhe kombetarja vendase.

Per kete arsye biletat jane shitur menjehere dhe ka qene shume e veshtire per t’i siguruar, por jo per disa shkodrane qe nuk lene ndeshje te kombetares shqiptare pa ndjekur kudo neper Europe kur luan ajo.

Behet fjale per nje grup tifozesh qe punojne dhe jetojne ne Angli te cilet edhe kete here ne nje menyre a ne nje tjeter kane arritur t’i sigurojne biletat (kuptohet me shifra me te larta nga ato normalet) dhe diten e sotme kane marre rrugen drejt Moldavise.

Behet fjale per dy vellezerit Omi, Taulantin dhe Enkeleidin e po ashtu edhe per Blerim Mllojen dhe Zamir Ymerin te cilet do ta mbeshtesin kombetaren shqiptare edhe ne kete ndeshje te neserme, me shpresen se kuqezinjte do te sigurojne kualifikimin.

Po ashtu, keto kater por edhe te tjere kane filluar te prenotojne edhe biletat dhe vendet e akomodimit ne Gjermani veren e ardhshme kur Shqiperia te luaje ne Kampionatin Europian qe do te zhvillohet ne kete vend./SHKODRA-SPORT.COM/