Ka nisur sot edicioni i trete i FSHF Cup ne futbollin 9×9, aktivitet ky qe ashtu si dhe kampionati i emeruar “Sunday League”, organizohet nga institucioni i futbollit shqiptar.

Ky edicion i tretë i turneut, që organizohet nën kujdesin e Drejtorisë së Futbollit Amator në Federatën Shqiptare të Futbollit, pritet të dhurojë spektakël dhe ka shfaqur një interes në rritje me shumë të apasionuar të futbollit që janë bërë pjesë e këtij formati, ku përveç futbolldashësve marrin pjesë edhe ish-lojtarë profesionistë.

Edicioni i parë i kupës u fitua nga skuadra Sind-Al , ndërsa MFC Prestige arrit ta fitonte trofeun në edicionin e dytë të këtij kompeticioni. Në turin e parë të FSHF Cup do të luhet me eliminim direkt dhe do vihen përballë tyre 36 skuadra të zonës së Tiranës, që do të formojnë 18 çiftet e më pas skuadrat fituese do të njihen me rivalët në turin e dytë përmes shortit.

Ekipi shkodran MFC Panthers ka luajtur mbremjen e sotme ndaj ekipit Futura dhe ka fituar me rezultatin e thelle 5-0. Protagonist kryesor edhe i ketij suksesi ka qene futbollisti Brendon Smajli qe ka shenuar dy gola.

Te tjeret nderkohe mbajne firmen e Oltion Drabejes qe po ashtu ka shenuar dy gola, ndersa i pesti ka per autor Admir Mehjen. Ashtu si dhe ne kampionat, edhe ne FSHF Cup, MFC Panthers synon qe te jete pretendent per fitimin e ketij trofeu dhe starti eshte i mbare./SHKODRA-SPORT.COM/