Pas fitores ne javen e pare te kampionatit, ekipi shkodran MFC Panthers nuk ka arritur te fitoje dot ne javen e dyte te kampionatit Sunday League (9×9). Perballe tij ka qene ekipi FC Luminesen i cili ka arritur te fitoje me rezultatin 4-2.

Duhet thene se shkodranet kane udhetuar me mungesa drejt kryeqytetit dhe kjo eshte shfaqur edhe ne fushen e lojes. Ekipi vendas ka shenuar tre gola njeri pas tjetrit ne pjesen e pare duke e mbyllur ate 3-0 dhe kjo padiskutim qe e ofroi me fitoren.

Ne fillimin e se dytes Ergi Borshi shenoi duke ngushtuar shifrat dhe duke krijuar idene e hapjes se ndeshjes, por nuk do te ndodhte keshtu. Luminesen do te shenonte edhe golin e katert, para se Reisen Dumaj te shenonte te dytin per shkodranet por qe nuk vlejti per asgje. Perfundimisht 4-2 per vendasit.

Ne javen e trete te kampionatit, MFC Panthers do te ndeshet me Ferraj FC, ndeshje qe do te luhet te marten e ardhshme ne ora 20.00 dhe sigurisht qe ekipi shkodran do te kerkoje te marre fitoren e dyte./SHKODRA-SPORT.COM/


FC LUMINESEN- MFC PANTHERS 4-2

Golat: Halili ‘4, ’50, Aboubacar ’12, ’22/ Borshi ’33, Dumaj ’52

MFC PANTHERS: Fatjon Nutaj, Asar Bashi, Irlind Zaja, Klevis Bebeziqi, Endi Laçaj, Reisen Dumaj, Ergi Borshi, Redi Osmanaga, Elton Tula. Trajner Fatmir Axhani. U aktivizua edhe Engin Ciellza.