Opinion nga Tonin Frroku

Tre shkodrane jane te ulur ne pankinat e superiores.Dy prej te cileve ne dy prej ekipeve te kreut te renditjes,ndersa tjetri ne nje skuader qe kerkon te mbetet ne kategorine e me te mireve te futbollit tone. Behet fjale per Armando Cungun tek Kukesi skuader e cila per here te pare vjen per te luajtur ne “sofren” e madhe te futbollit tone. Artan Bushati,tek Vllaznia,ekip te cilen do ta kishte enderr kushdo per ta drejtuar.Per shume arsye.Kurse i treti eshte, Edi Martini tek Luftetari,skuader te cilin shkodrani asht tuj ba gjithçka duhet per ta mbajtur ne kete kategori.E thash kete fakt,edhe per te treguar se mbi te gjitha Shkodra nuk vuan per trajner.Te nivelit shume te larte bile.Ne fakt kryeqendra e veriut nuk ka vuajtur asnje here per trajner te “races” shkodrane.Tuj fillu me te madhin Loro Boriqi e me pas me rradhe me Xhevdet Shaqirin e Astrit Hafizi, Mehdin Zhegen e Hysen Dedja, liste qe mund te jete shume here me e gjate,me te tille te cilet kane qene ne krye te skuadrave jo vete me te mira te futbollit tone,por deri ne krye te kombetares.Por,mos kjofsha i gabuar ne nje sezon tre shkodrane nuk kane ken here tjeter te ulur ne pankina te nje kampionati.Siç ka ndodur kete sezon.Qofte dhe per kete here tjeter,nuk kemi arsye te “ngrihemi ne kembe” per te pare rrotull per te gjetur nje trajner te nje race tjeter.Sepse,i kemi te races sone.Shkodrane. Te tre keta trajnerë jane treguesi me i mire i asaj se qyteti ku futbolli ka lindur para te gjitha skuadrave te tjera per sa kohe prodhon per dite futbolliste te talentuar prodhon edhe trajner te nivelit te larte.Si keta te tre.