Pas aktivizimit te disa futbollisteve shkodrane ne ndeshjet e djeshme te Kategorise Superiore, te tjere jane aktivizuar edhe sot ne dy sfidat e mbetura te javes se trete te tij. Disa prej tyre kane qene te suksesshem, por ka patur edhe prej atyre qe jane zhgenjyer nga rezultatet e arritura.
Me te lumturit padyshim qe kane qene dy shkodranet e Egnatias, portieri Alen Sherri dhe mbrojtesi Abdurrahman Fangaj. Te dy ata kane qene per 90 minuta ne fushe si titullar ndaj Laçit dhe ne fund i jane gezuar fitores me rezultatin 1-0. Fangaj nderkohe eshte ndeshkuar edhe me karton te verdhe nje minute para fundit te takimit.
Nderkohe ne kampin laçian, ne fushe per 90 minuta ne kete ndeshje ka qene shkodrani tjeter Sebastian Spahiu i cili eshte munduar shume per skuadren e tij por pa arritur dot qe te pakten ajo te mos dilte pa pike nga kjo ndeshje ne fushen e vet.
Nderkohe Partizani mori nje fitore me shume vlere ne transferte ndaj Bylisit (1-0) por per te nuk eshte aktivizuar asnje minute mbrojtesi 19 vjeçar shkodran Marcelino Preka i cili ka qene i gatshem ne stolin e rezervave.
Nga ana tjeter ne formacionin e ballshioteve kane qene titullare per 90 minuta dy shkodranet e tjere, Aleksander Trumçi qe mban njekohesisht edhe shiritin e kapitenit te kesaj skuadre si dhe sulmuesi Eridon Qardaku, por ato nuk kane mundur dot te shmangin humbjen e Bylisit./SHKODRA-SPORT.COM/