FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Shkodranët kundër zhvillimit të ndeshjes me Tomorin në Kuçovë
Shkodranët kundër zhvillimit të ndeshjes me Tomorin në Kuçovë
Dihet tashmë, që ekipi i Tomorit, për këtë fazë të parë të këtij sezoni, të paktën për këtë fazë, nuk do të luajë asnjë ndeshje në Berat për shkak të rikonstruksionit të fushës së stadiumit të këtij qyteti. Prandaj kjo skuadër, kur vjen puna për të zhvilluar takimet brenda fushës së vet, deri tani ka zgjedhur një fushë, që është sa më afër Beratit, në mënyrë, që edhe sportdashësit berates të kenë sa më shumë mundësi për ta ndjekur. Kështu pjesën më të madhe të ndeshjeve, beratasit i kanë luajtur në Lushnjë, por ndeshjen e fundit me Tiranën, e kanë zhvilluar në Kuçovë. Këtë javë, Tomori pret Vllazninë, ku alternativa për fushën e Lushnjës bie poshtë menjëherë, pasi vetë Lushnja do të luajë të shtunën, ndeshjen e radhës të kampionatit të kategorisë së parë, përbalë Gramshit. Kështu që për beratasit, mbetet për t’u akomoduar në një fushë tjetër, ku kanë kërkuar Kuçovën. Por për fushën e Kuçovës kanë kundërshtuar shkodranët, të cilët e shohin si një fushë të papërshtatshme, në të gjitha drejtimet për të zhvilluar një ndshje normale të Superligës. Në këto kushte FSHF-ja, mësohe të jetë duke studiuar një variant tjetër, që me shumë gjasa do të jetë stadiumi “Niko Dovana” i Durrësit. Kjo ende nuk është vendosur, por mundësitë janë të mëdha, aq më tepër, që takimi Tomori-Vllaznia pritet që të luhet ditën e hënë. Të shohim.