Një ndeshje mjaft interesante ka qenë ajo e mbrëmjes së sotme në mes Partizanit dhe Tiranës, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Këtë e tregon edhe rezultati përfundimtar i saj, 2-1 në favor të bardhebluve. Interesant është fakti se pavarësisht se është derbi i kryeqytetit, protagonistë kryesorë, sidomos të shënimit të golave, kanë qenë edhe futbollistët shkodranë. Kështu golin e vetëm për Partizanin e ka shënuar Jozef Thana ndërkohë golin e dytë, atë që i dha fitoren Tiranës, e ka shënuar Gilman Lika. Rezultatet e ndeshjeve të tjera të luajtura ditën e sotme në kuadrin e turit të parë të Kupës së Shqipërisë, kanë qenë këto:
Kupa e Shqipërisë, turi i parë
Rezultatet e ndeshjeve

Grupi A
Partizani-Tirana              1-2
Olimpiku-Skënderbeu     2-2
Himara-Kastrioti             0-2
Dinamo-Kamza              0-1
Iliria-Vllaznia                  0-2
Butrinti-Shkumbini         2-0
Elbasani-Apolonia          0-0
Besëlidhja-Kukësi          2-4

Grupi B
Gramozi-Teuta            0-4
Naftëtari-Flamurtari      0-1
Tërbuni-Bylisi              0-2
Mamurrasi-Laçi            0-3
Ada-Tomori               2-1
Gramshi-Luftëtari        1-0
Lushnja-Pogradeci      5-0
Burreli-Besa               1-4