Dy futbollistet me origjine nga Shkodra, Mario Mitaj dhe Erdis Kraja kane debutuar me sukses mbreme me kombetaren U21 te Shqiperise.

Ndonese per te dy ata ky ka qene grumbullimi i pare me kete kombetare, ata kane fituar menjehere nje vend titullari ne formacion, pikerisht ne ndeshjen e luajtur ndaj Kosoves, e cila u fitua 1-0 nga kuqezinjte, me golin e koplikasit Çokaj.

Mitaj ndonese eshte vetem 17 vjeç, ka te dhena te shkelqyera dhe jo me kot ka debutuar edhe me ekipin e pare te AEK-ut te Athines.

Tashme edhe me kombetaren U21 pritet te jete nje element shume i rendesishem ne krahun e majte te mbrojtjes ku ai luan.

Nderkohe edhe shkodrani tjeter Erdis Kraja qe luan ne Itali me Gubion, ka qene titullar ndaj ekipit kosovar dhe eshte aktivizuar me sukses ne qender te mesfushes.

Jane dy elemente te rendesishem qe premtojne shume per te ardhmen e kombetares kuqezi dhe debutimi ka qene ai i duhuri./SHKODRA-SPORT.COM/