Ekipi i Laçit i ka bërë një nisje të mirë kampionatit duke barazuar në ndeshjen e parë ndaj Kukësit dhe duke fituar në të dytën ndaj Luftëtarit.
Aktualisht renditet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit por padyshim që kjo skuadër do të tentojë të bëjë mirë edhe në vazhdim.
Ajo që të bën përshtypje në këto dy ndeshjet e para, është edhe roli që po luajnë në këtë skuadër dy futbollistët shkodranë që janë pjesë e saj, Ndriçim Shtunina dhe Abdurrahman Fangaj.
Më së shumti edhe për pozicionet ku luajnë. Për shkak të dëmtimit të një mbrojtësi të huaj që është pjesë e Laçit, trajneri Mërgjyshi ka vendosur në këtë pozicion Fangajn.
Ndërkohë në vend të këtij të fundit, në rolin e mbrojtësit të djathtë është aktivizuar Shtubina. Një detyrë që ai e ka bërë mirë, madje duke parë edhe përpara dhe duke u shfaqur edhe si shënues sepse ishte autor i golit të barazimit ndaj gjirokastritëve.
Shtubina ka luajtur edhe me Vllazninë në disa ndeshje si mbrojtës i djathtë dhe e ka bërë mirë këtë detyrë. Sa për Fangajn, djaloshi 21 vjeçar vazhdon të spikasë me paraqitjet e tij duke qenë një pikë e fortë e kësaj skuadre.
© shkodrasport.com