Opinion nga Mejdan ZHIVANI
Nuk e dimë me saktësi nëse shkodranët e kanë të qartë rregulloren, që lidhet me aktivizimin e të huajve në Superligë. Por duke parë gjithë këtë dyndje të huajsh tek Vllaznia, këto ditët e para të vitit 2012-të, por edhe nisur nga fakti se deri tani, duke llogaritur kontigjentin e fillimsezonit, janë larguar 4 futbollistë, 3 prej tyre shkodranë. Të krijohet përshtypja apo ideja se kuqeblutë e kanë “harruar” këtë rregullore, ku në formacionin bazë të një skuadre superlige, njëherësh, nuk mund të aktivizohen më shumë se pesë futbollistë të huaj. Ndërsa te shkodranët janë disa të tillë, që pretendojnë një gjë të tillë. Janë larguar Sukaj, Vajushi, Nimani dhe Danaj, e kërkohet të largohen Muça, Sykaj, Gocaj, Rexhepi apo edhe ndonjë tjetër nga të rinjtë, por edhe nga ata me eksperiencë, duke ulur ndjeshëm numrin e futbollistëve vendas, pra shqiptar, dhe janë kandidat për të veshur një fanellë titullari të huajt si portieri Vujadinoviç, mbrojtësit Petroviç (që ndoshta ky i fundit është i larguar tashmë) dhe Popoviç, të cilët kanë më parë titullarë, por edhe të tjerët, që presin në derë si Moreno, Singbo, Da Silva, Vuk, Pitt, apo edhe të tjerë, që mund të zyrtarizohen në ditët në vazhdim. Një situatë e tillë, nëse nuk operohet me kujdes, mund të penalizojë Vllazninë në të ardhmen, pasi mund të rrisë numrin e të huajve në radhët e saj, por njëherësh nuk mund të aktivizojë më shumë se 5 të tillë si titullarë në asnjë ndeshje zyrtare në kampionatin shqiptar apo në Kupën e Shqipërisë. Shpresojmë që edhe krerët e Bashkisë së Shkodrës, që hedhin lekët apo ata të klubit, e në mënyrë të veçantë stafi teknik, ta ketë parasysh këtë fakt.FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Shkodranët të mos harrojnë rregulloren: S’luajmë më shumë se 5 të huaj