Futbollisti me origjine nga Shkodra Ermal Ymeri vazhdoj te shkelqeje ne Suedine e larget dhe perveçse po ben mire me ekipin e tij “Bromma Pojkarna”, eshte paraqitur ne menyre te shkelqyer edhe ne te gjitha provat qe po kalon per t’u bere pjese e kombetares se ketij vendi.

Ditet e fundit kane qene seleksionimet e rradhes dhe ai vazhdon te shkelqeje duke kaluar nje tjeter test dhe tashme eshte pjese e nje grupi prej 44 futbollistesh te seleksionuar per te qene pjese e kombetares U16 te Suedise.

Per te mberritur deri ketu nuk ka qene aspak e lehte sepse Federata e ketij vendi ka nisur nje testim me plot 550 futbolliste ne te gjithe vendin dhe gradualisht ky numer ka ardhur duke u reduktuar pas testeve te bera.

Shqiptari Ymeri qe luan ne rolin e fantazistit deri tani ka bere gjithçka mire dhe pritet ta beje kete edhe ne nje testim tjeter qe do te jete i fundit dhe prej te cilit do te dalin 23 futbollistet te cilet perfundimisht do te perbejne Suedia U16 ne te gjithe kompeticionet nderkombetare.

Me siguri qe 15 vjeçari me origjine nga Shkodra i cili ka lindur ne fakt ne Greqi dhe prej 7 vitesh jeton bashke me familjen e tij ne Suedi, do te jete pjese e kombetares se ketij vendi sepse po spikat me talentin e tij.
Gjergj KOLA