Kombetarja U19 e Shqiperise do te nise diten e hene grumbullimin për dy miqësoret e muajit mars të planifikuara kundër përfaqësueses së Maltës. Trajneri i Shqipërisë U-19, Armando Cungu zbardhi këtë të shtunë edhe listën me emrat e 20 futbollistëve që do të grumbullohen për këto dy takime miqësore që do të zhvillohen në Maltë.
Ne kete liste ajo qe te ben pershtypje eshte grumbullimi per here te pare i futbollistit qe eshte pjese e Akademise se Milanit, Ervin Bashi, i cili luan me ekipin U18 te kuqezinjve.
Siç kemi bere te ditur edhe me perpara, Ervini ka lindur ne Itali me 24 korrik 2005, por familja e tij eshte me origjine nga Shkodra. Ato jane shperngulur me pas ne periferi te Krujes dhe me vone ka marre rrugen drejt Italise, megjithate ai e ka ruajtur traditen dhe origjine e tij qe nuk e mohon asnjeherë.
Mbrojtësi 17-vjeçar Ervin Bashi që ishte pjesë e Pro Patrias deri para pak muajsh dhe tashme ka firmosur për dy vite me Milanin ku padyshim qe deshiron te rritet edhe me shume nga ana profesionale.
Shkodrani shtatelarte qe luan ne rolin e qendermbrojtesit e kishte shprehur hapur deshiren e tij per t’u grumbulluar me kombetaren kuqezi dhe nga dita e hene kjo deshire do t’i behet realitet dhe padyshim qe Bashi do te ndjehet i lumtur per kete gje.
Gjergj KOLA