Shkodrani Adrian Barbullushi nga dita e djeshme eshte zyrtarisht trajner i ekipit Atromitos Piraeus. Prezantimi i tij para mediave eshte bere nga presidenti i sapozgjedhur ne krye te ketij klubi Elias Batagiannis.
Kjo gje behet e ditur nga mediat e ndryshme greke ne te cilat shkruhet se “menaxhimi i klubit historik ka arritur një marrëveshje me trajnerin më të aftë Adrian Barbullushi, i cili është i gatshëm për të ndihmuar skuadrën të arrijë qëllimet e saj për sezonin e ri.
Barbullushi ka punuar vitin e kaluar në Chalkidona ndërsa më parë ka punuar në Drapetsonas, Aiada Salamina, Aris Voulas, Hermes Korydallos dhe Argonautis.
Me skuadren e tij te re, ish- lojtari i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare padyshim qe do te tentoje suksesin dhe do te beje çmos per te arritur objektivat qe drejtuesit do te vene.