Mbrojtesi shkodran Andreas Ndoj jo vetem qe po i luan te gjitha ndeshjet si titullar me ekipin e Olimpiakosit, por diten e sotme eshte shfaqur si protagonist edhe me golin e shenuar ne ndeshjen ndaj PAS Giannina.
Ka qene minuta e 57-te e ndeshjes kur ai ka arritur ta dergoje topin ne rrjeten e portes kundershtare dhe duke zhbllokuar ne kete menyre rezultatin i cili deri ne ate moment ishte fiksuar ne shifrat e barabarta 0-0.
Nje gol i tille i ka hapur me pas rrugen fitores 3-1 te Olimpiakos i cili me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 41 pikeve dhe mban vendin e katert ne renditje.
Paraqitja e 20 vjeçarit Ndoj perpos golit te shenuar, eshte vleresuar shume e mire edhe ne aspekte te tjera dhe jo me kot, “Sofascore” e ka vleresuar me noten 7.7 duke qene futbollisti i dyte me i vleresuar mbas Giorgos Masouras.