Per te dytin sezon me rradhe mbrojtesi shkodran Antonio Marku po luan per ekipin Vellaznimi te Gjakoves. 28 vjeçari gjate veres ka patur edhe oferta te tjera si ne Kosove por edhe ne Shqiperi, megjithate ka vendosur te qendroje serish tek kjo skuader.
Arsyeja ka te beje me maredheniet shume te mira qe ai ka me drejtuesit e Vellaznimit, por edhe vleresimit qe stafi teknik ka per kete lojtar.
Marku konsiderohet nje pike e forte e ekipit per repartin e mbrojtjes dhe kjo ka bere qe edhe ai te ndihet mire dhe te jape gjithnje maksimumin ne fushen e lojes.
Kampionati kosovar i kategorise se pare ka tre jave qe ka startuar dhe ne fakt ka nisur jo mire per gjakovaret qe kane arritur te marrin vetem nje barazim, megjithate me kalimin e javeve padiskutim qe do te do te vije edhe ngjitja ne renditje sepse mundesite dhe perberjen e kane.
Te Vellaznimi perveç Antonio Markut, luan edhe nje futbollist tjeter shkodran, sulmuesi Jurgen Gjini./SHKODRA-SPORT.COM/