Cikli i ri i Partizanit, që i ka dhënë lamtumirën disa prej emrave kryesorë të skuadrës gjatë merkatos së janarit, ka nisur me një barazim dramatik ndaj Skënderbeut të fundit të tabelës.

Në një sfidë pa shumë spektakël mes dy skuadrave, ishte Partizani që u shfaq më kërkues në pjesën e parë, teksa gjeti golin me Bintsuka në fundin e fraksionit të lojës.

Korçarët morën kontrollin e lojës në pjesën e dytë, teksa bënë disa lëvizje duke hedhur në fushë afrimet e reja, për të tentuar barazimin. Kur dukej se nuk do t’ia arrinin një gjëje të tillë, ka qene sulmuesi shkodran Ardit Nikaj qe gjeti devijimin e duhur në shtesën e ndeshjes, duke sigluar rezultatin 1-1 që i jep një pikë të rëndësishme për moralin korçarëve, teksa frenon ekipin e Veselinoviç i cili nuk ia del të shkëputet në krye.

PARTIZANI-SKËNDERBEU 1-1

43′ Partizani / 90’+3′ Nikaj