Skënderbeu duket se ka gjetur formulën e duhur dhe ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionatin e Kategorisë së Parë duke fituar sot në Korçë përballë Burrelit në shifrat 4-1.

Kthimi i Temitope në rreshtimin e korçarëve i ka dhënë një armë më shumë në dispozicion trajnerit Memelli dhe sulmuesi nigerian ka shpërblyer besimin që i është dhënë duke tundur më në fund rrjetën në kampionat.

Ai e ka bërë këtë tre herë në këtë sfidë, duke i dhënë skuadrës një avantazh të rëndësishëm e duke bërë të pavlefshëm golin e De Oliveira për miqtë.

Në fund ishte shkodrani Belajdi Pusi ai i cili tundi rrjetën duke vulosur suksesin 4-1 që largon përfundimisht Skënderbeun nga grupi i skuadrave në zonën e ftohtë dhe e bashkon me atë të ekipeve që kanë pretendime. Ky ishte goli i dyte i ketij lojtari ne kampionat per kete sezon, nderkohe qe ka shenuar dy gola edhe ne ndeshjen e kupes se Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/