Futbollisti me origjine nga Shkodra Brajan Gruda ka debutuar edhe me kombetaren U18 te Gjermanise. Pasi e kishte provuar edhe me perpara ndjesine veshjes se fanelles se kesaj kombetareje edhe me kete grupmoshe.

Kjo ka ndodhur diten e djeshme pikerisht ne ndeshjen miqesore ne mes Gjermanise dhe Frances, e cila u mbyll ne barazim 1-1, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve per ta fituar takimin.

Gruda eshte hedhur ne fushe ne minuten e 69-te nga ana e trajnerit Guido Streichsbier, teksa ka zene vendin e futbollistit Niklas Niehoff. Pavaresisht perpjekjeve te Grudes, ai nuk ka mundur te beje dot asgje per te shenuar dhe per t’i dhene fitoren kombetares gjermane.

Kujtojme se vertete ndeshja ndaj Frances diten e djeshme ka qene e para per futbollistin me origjine nga Shkodra nderkohe qe ka provuar te luaje me perpara edhe me kombetaret U15, U16 dhe U17 te Gjermanise.

Kjo do te thote se karriera po ecen ashtu si duhet per sulmuesin 17 vjeçar i cili eshte pjese e ekipit FSV Mainz ne kampionatin gjerman te moshave./SHKODRA-SPORT.COM/