Nga Endri ÇINARI

Prej kohësh tashmë po diskutohet shumë për Brajan Gruden. Sulmuesin me orgjinë shkodrane që luan në Gjermani me Mainz dhe po ashtu pjesë e kombëtares u-21 të 4 herë kampionëve të Botës. Për djaloshin tashmë dilema është e madhe se cilën kombëtare do të përfaqësojë, atë të origjinës siç është Shqipëria, apo atë gjermane ku është zhvilluar si futbollist.

E patjetër cilësitë e 19-vjeçarit janë të padiskutueshme dhe këtë e vërtetojnë edhe paraqitjet e tij nga java në javë. Ku me skuadrën e Mainz, ai po cilësohet si një nga talentet e futbollit europian. Së fundmi në një renditje speciale, Gruda është i dyti në Europë përsa i përket driblimeve.

Nga 5 kampionatet më të fortë në kontinent dhe minimalisht futbollistët që kanë 500 minuta në këmbët e tyre, janë nxjerrë statistikat e driblimeve. Kështu Gruda me një mesatare prej 9.2 driblimesh është i dyti në Europë. Më mirë se ai ka bërë vetëm Vincius Junior i Real Madrid, me një mesatare prej 9.3 driblimesh për ndeshje.

Vendin e tretë në këtë klasifikim të veçantë e zë, Soule i Frosinones me 9.2 driblime për ndeshje. Statistika këto të jashtëzakonshme për shkodranin, që duket se shumë shpejt do jetë pjesë e një prej gjigandëve të futbollit europian. Ku interesi ndaj tij është në rritje nga shumë klube të njohura./SHKODRA-SPORT.COM/