Arbitri shkodran Ditmir Grimci po ben nje paraqitje shume te mire ne kampionatin e “Abissnet Superiore”, ndonese eshte i pari sezon per te qe arbitron ne eliten e futbollit shqiptar. Ai ka qene ne fushe edhe diten e diele ne sfiden shume delikate te luajtur ne Laç ne mes skuadres vendase dhe Skenderbeut, fituar nga ky i fundit me rezultatin 2-1.
Kjo ka qene ndeshja e tij e 9-ti si kryesor ne kete kampionat dhe ne asnjeren prej tyre nuk ka patur as me te voglin kontestim. Si rrjedhoje vleresimet per te edhe ne Sektorin e Arbitrimit prane FSHF-se kane qene maksimale. Ai konsiderohet nje arbiter me shume personalitet dhe jo me kot i jane besuar jo vetem 9 ndeshje si arbiter kryesor, por ka qene edhe ne 18 te tjera gjate ketij sezoni si arbiter i katert apo ne sistemin VAR.
Duke folur ne lidhje me kete arbiter, Bujar Pregja, nje nga emrat e shquar te kesaj fushe qe njekohesisht eshte edhe pjese e kupoles aktuale te arbitrimit ne FSHF, eshte shprehur ne kete menyre per Ditmir Grimcin:
“Ne ndeshjen Laçi- Skenderbeu te kesaj jave, arbiter ishte Ditmir Grimci te cilit dua t’i bej komplimente sepse e ka sezonin e tij te pare ne Superiore. Ka marre 9 ndeshje deri tani si kryesor dhe te gjitha i kane shkuar shume mire. I kane shkuar shume korrekt, eshte nje arbiter i qete, i pergatitur fizikisht dhe qe gjithmone ruan qetesine e nevojshme per te marre edhe vendimet e duhura me pas. Eshte nje arbiter me shume perspektive”.
Ndeshjet e Ditmir Grimcit kete sezon si kryesor:
Java 8 Partizani- Bylis 1-0
Java 10 Bylis- Teuta 4-0
Java 15 Egnatia- Elbasani 3-1
Java 19 Laçi- Tirana 3-1
Java 21 Dinamo- Elbasani 3-1
Java 26 Partizani- Bylis 2-3
Java 28 Tirana- Laçi 4-1
Java 31 Laçi- Elbasani 0-1
Java 33 Laçi- Skenderbeu 1-2