Nga Gjergj KOLA

Nje tjeter shkodran nis karrieren e tij te suksesshme ne boksin profesionist. Behet fjale per 23 vjeçarin Elis Thikaxhija i cili diten e djeshme ka marre fitoren e tij te dyte ne profesionizem duke filluar kesisoj ngjitjen ne ranglisten boterore.

Thikaxhija ka patur perballe boksierin boshnjak Aleksa Kesic dhe ndeshja eshte zhvilluar ne sallen sportive “Sportschule Schwarz” te Gjermanise. Ne te kater raundet e kesaj perballje, boksieri shkodran ka qene dominues ndaj kundershtarit dhe si rrjedhoje ka rrembyer edhe nje tjeter sukses.

Tre vendimet e gjyqtareve te tavoline kane qene te tre njelloj dhe per te, konkretisht 40-36 dhe ne kete menyre boksieri shqiptar eshte shpallur fitues. Nje sukses i merituar i ketij sportisti qe stervitet nga i mirenjohuri Jetmir Kuçi dhe qe menaxhohet nga Nelson Hysa.

Elis Thikaxhija e ka nisur vete pak kohe me pare boksin profesionist. Ne muajin nentor ai zhvilloi te paren ndeshje, pikerisht ne Tiranen ndaj boshnjakut Dejan Radosevic te cilen e fitoi me nokaut qe ne raundin e pare.

Boksieri shkodran ka shume ambicje per te ecur me tej ne karrieren e tij dhe duke punuar fort ne stervitje me trajnerin Kuçi dhe sebashku me menaxherin Hysa, kane shume projekte per te ardhmen teksa synon te ngjitet shume lart ne ranglisten boterore.