Mbrojtesi shkodran Elseid Hysaj është shumë pranë Lacios. Lajmi u publikua para disa ditësh nga mediat italiane dhe u konfirmua edhe nga menaxheri italian i lojtarit. Por akoma më bindëse e bënë këtë tratativë babai i futbollistit, Gëzim Hysaj, i cili ka pohuar në mediat italiane se drejtori teknik i Lacios, Igli Tare, është interesuar në vetë të parë për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare. Gjithsesi, për ta parë Hysajn me një fanellë tjetër, klubi do duhet të presë fundin e sezonit, i cili do vendosë edhe për ngjitjen ose jo të Empolit, skuadrës ku ai luan në Serinë A. Nëse kjo skuadër arrin të ngjitet mes më të mirëve, atëherë me shumë gjasa Hysaj mund të mos shitet; ndërsa nëse objektivi dështon, atëherë Empoli do t’ia shesë atë ofertuesit më të mirë. Kalimi tek Lacion do ishte nje sukses i madh per shkodranin 19 vjeçar.