Kater dite me pare ka mbushur 20 vjeç megjithate eshte shnderrur ne nje pike referimi tek ekipi i Luftetarit. E kemi fjalen per mbrojtesin shkodran Enes Isufi, i cili ka bere nje sezon te mire tek gjirokastritet dhe nese ai nuk eshte ne fushe, kuptohet qe krijon probleme te medha per stafin teknik.
Keshtu ka ndodhur edhe sot ne ndeshjen ndaj Skenderbeut kur Isufi u detyrua te linte fushen qe ne minuten e 43-te per shkak demtimi dhe kjo ka krijuar probleme te medha per vendasit qe ne pjesen e dyte pastaj pesuan gol dhe e humben ndeshjen.
Ka qene vete trajneri Neritan Novi ai qe duke folur pas ndeshjes duke u ndalur edhe tek demtimi i Isufit dhe largimi i tij nga fusha qe sipas tij, ka ndikuar tek pesimi i golit.
“Ekipi i Luftëtarit ka zhvilluar ndeshje me ritëm të kënaqshëm, pësuam gol që për mendimin tim gaboi mbrojtja por edhe meritë e Krasniqit se i mori kohën mbrojtësit. Ndoshta edhe dëmtimi i Isufit mund të na ketë ndëshkuar në mbrojtje te goli.
E kam thënë që në ekip kemi çuna me kualitet që luajnë futboll, por eksperienca e tyre na ka ndë shkuar në shumë ndeshje.
“Nga ndeshjs në ndeshje te Luftë tari sidomos në mbrojtje kanë qenë shumë të rinj. Po ta shihni në formacion ishte një mbrojtës që luan me të rinjtë, edhe ndë rrimi i Isufit mund të na ketë penalizuar te goli”, – tha Novi në fund të sfidës.