Futbollisti me origjine nga Shkodra Ermal Ymeri shkelqen serish ne Suedi dhe tregon se eshte nje element qe premton shume per te ardhmen. Per kete arsye, sektori i ekipeve kombetare prane Federates Shqiptare te Futbollit duhet te shpejtoje per ta bere pjese te familjes kuqezi.

Ditet e fundit ne Suedi eshte zhvilluar turneu me i madh ne Bote, ai i quajtur “Gothia World Cup”, me pjesmarrjen e 157 ekipeve nga mbare rruzulli tokesor

Ne kete turne ka marre pjese edhe ekipi ku luan futbollisti shkodran, pikerisht Bromma Pojkarna, i cili u rendit ne vendin e trete duke merituar medaljet e bronzta pas 7 fitoresh dhe 1 humbje te vetme. Dhe nje merite te padiskutueshme ne kete sukses ka patur padyshim edhe Ermal Ymeri.

Ne 8 ndeshjet e luajtura, ai ndonese nuk eshte sulmues i mirefillte por fantazist, Ermali ka arritur te shenoje 6 gola dhe te dhuroje 5 asiste. Me keto shifra ai eshte vleresuar edhe si golashenuesi me i mire per ekipin e tij ne kete turne.

Me paraqitjet e tij ne kete aktivitet te rendesishem nderkombetar, mesfushori shkodran ka fituar vemendjen e shume specialisteve dhe skauteve te pranishem dhe me siguri qe e ardhmja e tij ne futboll do te jete e ndritur sepse kemi te bejme me nje talent te lindur.
Gjergj KOLA