Esin Hakaj do vazhdojë të jetë pjesë e Partizanit edhe për sezonin tjetër.

Mbrojtësi vetëm pak ditë më parë njoftonte largimin nga të kuqtë, por tani ka bërë prapakthehu.

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta pranë klubit të kuq, se mbrojtësi i majtë ka firmosur kontratën e re me “demat” e cila vlen edhe për sezonin e ardhshëm.

Një lëvizje surprizë kjo, për faktin se vetë lojtari kishte njoftuar largimin pak ditë më parë.

Sezonin e fundit me Partizanin, Hakaj nuk gjeti shumë hapësira, për shkak se në pozicionin e tij luante Lorenc Trashi, por me largimin e këtij të fundit, 23-vjeçari shpreson të marrë më shumë minuta.