Partizani ka prezantuar sot trajnerin Ilir Daja. Menjëherë pas prezantimit edhe Bruno Telushi ka njoftuar largimin nga Partizani pasi nuk shihej nga drejtuesit si pjesë e klubit.
Pas “ushtarit”, është Esin Hakaj që I jep lamtumirën “Demave”, me mbrojtësin që ka zyrtarizuar gjithçka në rrjetet sociale.
Shkodrani nuk është aktivizuar shumë sezonin e fundit, ndërsa ka qenë lojtar kyç për Partizanin e Skënder Gegës, atëherë kur u shpallën edhe kampion.
Largimi nga Partizani mbase mund te jete nje mundesi e shkelqyer e Vllaznise per te tentuar marrjen e ketij lojtari, aq me teper kur ajo ka nevoje per nje mbrojtes te majte.
“Sot zyrtarisht nuk jam pjesë e Partizanit. Dua të falenderoj drejtuesit, tifozët dhe shokët për mbështetjen”, shkruan Hakaj mes të tjerash.