Futbollisti shkodran Eslit Sala e ka nisur ne menyre te shkelqyer kete sezon teksa eshte aktivizuar si titullar me ekipin La Valletta ne Malte. 20 vjetori i dale nga “AAS”, dalengadale po ngjit shkallet e karrieres se tij dhe ne vitin e dyte qe ndodhet ne kete ishull, eshte shfaqur si protagonist.
Fillimisht ai ka luajtur me ekipin e 19 vjeçareve te ketij klubi ngaqe kishte moshen per te luajtur me to, ndersa ne janar te ketij viti u huazua tek ekipi i kategorise se dyte Mqabba FC nderkohe qe drejtuesit e klubit te La Valletta gjate kesaj vere e rikthyen serish ne klub por tashme me ekipin e pare.
Dhe ne fakt, nisur edhe nga paraqitjet e tij shume te mira gjate pergatitoreve te nisjes se ketij sezoni, Sala u zgjodh si titullar ne ndeshjen e javes se pare te kampionatit. Por me nje ndryshime sepse ai nuk ka luajtur ne pozicionin e tij te preferuar, ate te mesfushorit te qendres, por si mbrojtes i djathte.
La Valletta luajti ne fushen e tij ndaj ekipit te Birkirkara dhe vendasit e fituan me rezultatin 4-2. Paraqitja e futbollistit te kombetares U20 te Shqiperise ka qene shume e mire teksa jo vetem ka bere mire detyreat e tij ne mbrojtje, por edhe ka ndihmuar sulmin duke dhene asistet ne golin e dyte dhe te trete te ekipit te tij.
Nje start i tille padyshim qe do ta ndihmoje futbollistin e rritur tek Akademia “AAS” ne Shkoder dhe pritet qe edhe ne ndeshjet e ardhshme te mos e leshoje me formacionin e njeres prej skuadrave me te njohura te kampionatit maltez te futbollit./SHKODRA-SPORT.COM/