Sulmuesi shkodran Gabriel Kulla nuk ka nder mend te ndalet. Ai ka shenuar edhe sot dhe ne ndeshjen e rradhes te kampionatit U17 te Seria A duke u konfirmuar edhe njehere tjeter si njeri prej lojtareve me te mire te ketij kampionati dhe jo me kot udheheq edhe renditjen e golashenuesve me te mire te kampionatit me 13 gola te shenuar.
Ne ndeshjen e sotme, ekipi i tij- Sassuolo ka pritur ne fushen e vet Parmen te cilen e ka mundur me rezultatin 4-1. Njeri prej protagonisteve kryesore te ketij suksesi ka qene edhe Kulla, i cili ka shenuar edhe golin e pare.
Nje gol shume i bukur i ketij 16 vjeçari i cili ne te parin sezon si futbollist profesionist me moshat ne Itali, po tregon vlera te shkelqyera dhe jo me kot eshte ne krye te renditjes se golashenuesve.
Kujtojme qe Gabriel Kulla eshte nje nga elementet me te rendesishem te kombetares U17 te Shqiperise dhe jo me kot konsiderohet si nje nga sulmuesit me me perspektive te ketij brezi.
Ecuria e Kulles ne kete sezon eshte vertete e shkelqyer sepse ne 13 ndeshje qe eshte aktivizuar (ne 2 ka munguar per shkak te grumbullimeve me ekipin tone kombetar) ka arritur te shenoje 13 gola. Pra, nje mesatare prej 1 goli ne ndeshje, duke u konfirmuar edhe njehere tjeter si nje super- sulmues. E ne fakt te njejten gje po edhe me kombetaren U17 te Shqiperise, me 11 gola te shenuar ne 12 ndeshje te luajtur.(www.shkodrasport.com)