Vetem pak kohe ne Itali i kane mjaftuar futbollistit shkodran Gjorgjino Zhuja qe te tregoje vlerat e tij. Ne nje turne qe eshte zhvilluar ditet e fundit ai bashke me ekipin e tij “Sasso Marconi 1924” kane zene vendin e pare duke merituar edhe kupen e vene nga organizatoret.

Por jo vetem kaq. Shkodrani 17 vjeçar (datelindja 2006) jo vetem ka shkelqyer me paraqitjet e tij por ka shenuar edhe 5 gola dhe si rrjedhoje eshte vleresuar me trofeun e lojtarit me te mire te aktivitetit.

Kujtojme qe Zhuja eshte rritur tek Akademia “Djelmnia shkodrane” dhe vitin e kaluar presidenti Benardin Kulla i mundesoi disa testime ne Itali, te cilat i kaloi me sukses. Per momentin ngaqe ka ende probleme me dokumentacionin e qendrimit ne kete vend, po luan ne Ligat Amatore, por shume shpejt gjerat pritet te ndryshojne.

Disa ekipe te Seria A te kesaj grupmoshe (2006), kane shfaqur interes per te dhe ne sezonin e ardhshem, Gjorgjino Zhuja pritet te transferohet tek ndonjeri prej tyre edhe ngaqe mendohet te mbylle procedurat e sigurimit te lejes se qendrimit ne Itali.

Sulmuesi shkodran po kalon nje forme shume te mire sportive dhe paraqitja e tij e fundit ne turneun e djeshem eshte treguesi me i mire per te. Megjithate ai ka mundesi edhe per shume me teper dhe prandaj duhet te presim.
Gjergj KOLA