Diten e djeshme ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” ne Tirane eshte zhvilluar Kampionatin Ballkanik i Arteve Marciale Mikse (MMA), ne te cilin kane marre pjese edhe disa sportiste shkodrane te cilet kane arritur madje edhe te jene te suksesshem.

Spikat mbi te gjithe Hysen Karmenshtna i cili ka konkurruar tek të rriturit në peshën 52 kg dhe u shpall kampion Ballkani teksa ka zene vendin e parë duke mundur në finale një sportist nga Bullgaria.

Nderkohe Sidrit Efendi në peshën 84 kg tek të rriturit arriti të zëjë vendin e 2-të dhe u shpall nenkampion Ballkani. Po ashtu ne kete kampionat ka konkurruar edhe Erald Alihakaj në peshën 59 kg tek paratërinjtë ku arriti të zëjë vendin e 3-të.

Tre sportiste ne podium padyshim qe ky eshte nje sukses per sportistet e ekipit te Vllaznise te cilet nen drejtimin e kryetrajnerit Elion Puka por edhe me mbeshtetjen e trajnerit tjeter Dorad Ulqinaku./SHKODRA-SPORT.COM/